Shënohet një tjetër humbje jetë në rradhën e bluzave të bardha në vendin tonë.
Mësohet se mjeku i njohur nga Kukësi, Shaqir Shehu ka humbur jetën pasi ishte infektuar me C.OVID19.
Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare dhe prej vitesh shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit.
Situata nga pandemia në Shqipëri vijon të jetë serioze, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.