Virusi përveç simptomave fizike që shkakton, le edhe pasoja të rënda psikologjike.
Një grua 52 vjeçe e cila zbuloi se ishte infektuar, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit të Kavalas, Greqi.
Sipas mediave vendase, raportohet se gruaja ka pasur edhe më parë luhatje të personalitetit, pasi kohë më parë ka tentuar të mbytet në det, sepse mendonte se ishte prekur nga Co vid.