Lajmi më tronditës që erdhi dje nga Spitali Infektiv ishte vdekja e 28-vjeçares Emanuela Dalipi e cila ishte dhe 5 muajshe shtatzënë.
E ndjera ishte infektuar me virus, dhe për shkak të gjendjes së rënduar mjekët i hoqën dhe foshnjen.
Por pikërisht ky ishte momenti që e reja ishte dorëzuar dhe sipas familjarëve nuk kishte më dëshirë të qëndronte në spital.
Së fundmi nëna e Emanuelës Irena Dalipi, ka publikuar foton e së bijës duke postuar dhe një mesazh prekës.
“U bë dhe shpirti i mamit ëngjëll…o zoot…” shkruan nëna e pikëlluar.