• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Pse ka rënë temperatura normale e trupit të njeriut?

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Pse ka rënë temperatura normale e trupit të njeriut?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pavarësisht fiksimit me temperaturën 37 gradë Celcius, mjekët  pranojnë nuk ka një temperaturë universale “normale” të trupit për të gjithë dhe në çdo kohë. Gjatë ditës,  temperatura e trupit të njeriut mund të ndryshojë me 0.5 gradë, me nivelin më të ulët në mëngjes dhe më të lartin pasdite.

Temperatura e trupit ndryshon kur jeni sëmurë, rritet gjatë dhe pas ushtrimeve fizike, ndryshon gjatë ciklit menstrual dhe nga njeriu në njeri. Gjithashtu ajo ka prirjen të bjerë me kalimin e moshës. Pra, temperatura e trupit është një tregues i asaj që po ndodh brenda trupit tuaj, një lloj termostati metabolik.

Një studim intrigues në fillim të këtij viti, zbuloi se temperatura normale e trupit është rreth 36.4 gradë Celcius në SHBA, ose të paktën në Palo Alto të Kalifornisë, ku studiuesit u matën temperaturën mijëra njerëzve. Kjo do të thotë që në Amerikë, temperatura normale e trupit ka rënë gjatë 150 viteve të fundit.

Pra trupat e njerëzve janë sot më të ftohtë se sa 2 shekuj më parë. Standardi i37 gradëve si “temperatura normale e trupit” u vendos për herë të parë nga mjeku gjerman Karl Vynderlih në vitin 1867 pasi studioi mbi 25.000 njerëz në Lajpcig. Por, temperaturat më të ulëta të trupit tek të rriturit e shëndetshëm janë raportuar gjerësisht.

Një studim në vitin 2017 me 35.000 të rriturve në Britani vërejti një temperaturë mesatare më të ulët të trupit prej 36.6 gradë Celcius. Po çfarë mund t’i ketë shkaktuar këtë ndryshime delikate, por të rëndësishëm? Dhe a ndodhin këto ndryshime vetëm në mjedise urbane të industrializuara si në SHBA dhe Britani?

Hipoteza kryesore është se falë higjenës dhe trajtimit mjekësor të përmirësuar, njerëzit vuajnë sot nga më pak infeksione, që do të shkaktonin temperatura më të larta të trupit. Dhe një studim e ka provuar këtë gjë tek popullsia Tsimane në Amazonën Boliviane.

Ky popull indigjen jeton në një zonë të largët që ka pak qasje në jetesën moderne. Në vitin 2002, temperaturat e trupit të këtij komuniteti ishte e ngjashme me ato të njerëzve në Gjermani dhe SHBA 2 shekuj më parë:mesatarisht 37 gradë Celsius. Por gjatë një periudhe relativisht të shkurtër prej 16 vjetësh, u vërejt një rënie e shpejtë e temperaturës mesatare e trupit edhe tek kjo popullatë.

Sot temperaturat mesatare e trupit tek Tsimane është afërsisht 36.5 gradë Celcius. Kjo rënie mund të ketë ndodhur për shkak të shtimit të kujdesit shëndetësor modern, dhe niveleve më

të ulëta dhe të lehta të infeksioneve krahasuar sot me të kaluarën. Ose më shumë qasje tek antibiotikët dhe trajtime të tjera, gjë që do të thotë se sot kohëzgjatja e një infeksioni është më e ulët se në të kaluarën.

Ka ndërkohë të ngjarë që përdorimi më i madh i ilaçeve të caktuara si ibuprofeni apo aspirina mund të zvogëlojë inflamacionin, dhe të reflektohet në temperatura trupore më të ulëta. Një shpjegim tjetër i mundshëm për rëniet historike të temperaturës së trupit, është se trupat tani nuk kanë nevojë të punojnë aq shumë për të rregulluar temperaturën e brendshme të trupit, për shkak të kondicionerëve në verë dhe ngrohësve në dimër.

Ndërsa temperaturat e trupit të popullit Tsimane ndryshojnë sipas periudhës së vitit dhe modeleve të motit. Ky popull primitiv nuk përdor ndonjë teknologji të përparuar për të rregulluar temperaturën e trupit të tyre. Gjithsesi, edhe ai ka më shumë qasje në rroba dhe batanije sesa më parë. Të kuptuarit e arsyes pse temperatura mesatare e trupit të njeriut është në rënie, mbetet një pikëpyetje e hapur që shkencëtarët duhet ta eksplorojnë. / LiveScience – Bota.al

Pas

Lajm i hidhur për bluzat e bardha/ Ndërron jetë nga virusi mjeku i njohur, një javë më parë publikoi foto nga spitali

Para

Trajtoi qindra të infektuar/ Preket nga virusi shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

Para
Trajtoi qindra të infektuar/ Preket nga virusi shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

Trajtoi qindra të infektuar/ Preket nga virusi shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar