Ajo është e vetmja e mbijetuar nga ngjarja që tronditi Tiranën 4 muaj më parë.
Bëhet fjalë për Blerta Josifin, e cila vendosi të vetëflijohej së bashku me nënën Zhaneta dhe motrën e saj Anisa në banesën e tyre në zonën e Kombinatit.
Ndërkohë e reja ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se nuk kanë treguar që Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.
“Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e benim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë.Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj , kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj.”, tregoi ajo.
Gjithashtu 34-vjeçarja tha se kanë besuar deri në moment të fundit se ajo do të rikthehej sërish tek ata.
“Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.
Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.
Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë.
Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.