• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kthimi në normalitet/ Si dhe ja kur do të jetë fundi i pandemisë së virusit?

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kthimi në normalitet/ Si dhe ja kur do të jetë fundi i pandemisë së virusit?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga shpërthimi i pandemisë, epidemiologët dhe ekspertët e shëndetit publik në të gjithë botën kanë përdorur modele matematikore për të parashikuar të ardhmen në luftën për të zvogëluar përhapjen e ko ronavirusit.

Sidoqoftë, modelimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse është i vështirë. Dhe epidemiologët theksojnë se “modelet matematikore nuk janë sfera magjike”, madje edhe metodat më të sofistikuara, të tilla si kombinimi i parashikimeve ose përdorimi i aplikacioneve të inteligjencës artificiale, nuk mund të zbulojnë domosdoshmërisht se kur do të përfundojë pandemia ose sa njerëz do të humbin jetën.

Në këtë situatë, historiani Nükhet Varlik, një profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara i specializuar në studimin e sëmundjeve infektive dhe shëndetit publik, sugjeron që të kthejmë sytë nga e kaluara.

“Zbuloni të ardhmen duke parë mbrapa dhe shikoni se çfarë çoi në fundin e pandemive në të kaluarën”, thotë ajo.

Ku jemi tani në rrjedhën e pandemisë

Një kombinim i përpjekjeve në frontin e shëndetit publik për të zvogëluar pandeminë, nga kontrollet masive dhe gjurmimi i rasteve pozitive në masat e distancës sociale dhe mbajtja e maskës është treguar se ndihmon. Por ndërsa virusi është përhapur pothuajse kudo në botë, këto masa nuk mund t’i japin fund pandemisë, tha ajo.

I gjithë interesi tani është në zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19, i cili po ndiqet me vëmendje shumë të madhe.

Sidoqoftë, ekspertët na thonë se edhe me një vaksinë të suksesshme dhe një trajtim efektiv, COVID-19 nuk mund të zhduket kurrë plotësisht. Edhe nëse pandemia është e kufizuar në një pjesë të botës, ka të ngjarë të vazhdojë në pjesët e tjera. Dhe nëse pushon së qeni një kërcënim pandemik, virusi korona ka të ngjarë të bëhet endemik, do të thotë që transmetimi i ngadaltë dhe i qëndrueshëm do të vazhdojë. Koronavirusi do të vazhdojë të ketë shpërthime më të vogla, siç është gripi sezonal.

Historia e pandemive është plot me shembuj kaq zhgënjyes, thotë Nükhet Varlik.

Kur ndodhin, sëmundjet rrallë zhduken

Pavarësisht bakteriale, virale apo parazitare, pothuajse çdo patogjen i sëmundjes që ka prekur njerëzit gjatë mijëra viteve të fundit mbetet me ne sepse është pothuajse e pamundur ta zhdukësh plotësisht.

Fushatat e vaksinimit masiv nën Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitet 1960 dhe 1970 ishin të suksesshme dhe në 1980 lija u shpall sëmundja e parë dhe mbetet e vetmja, që u çrrënjos plotësisht.

Historitë e suksesit si lija janë të rralla. Është më tepër përjashtim nga rregulli, thotë Profesori i Asociuar i Historisë në Universitetin e Karolinës së Jugut.

Në mënyrë indikative ai i referohet malaries, e cila transmetohet përmes parazitëve, është pothuajse po aq e vjetër sa njerëzimi dhe ende ka marrë një numër të madh jetësh njerëzore.

Në vitin 2018, rreth 228 milion raste të malaries dhe 405,000 vdekje u regjistruan në të gjithë botën.

Përkatësisht, sëmundje të tilla si tuberkulozi dhe fruthi kanë qenë mes nesh për mijëvjeçarë. Dhe pavarësisht përpjekjeve, eliminimi i tyre përgjithmonë nuk është ende i dukshëm në horizont.

Historiani vëren se nëse i shtojmë kësaj përzierje patogjenë relativisht më të rinj, siç janë HIV dhe Ebola, së bashku me gripin dhe koronavirusët, përfshirë SARS, MERS dhe SARS-CoV-2 që shkakton CO VID- 19, pasqyra e përgjithshme epidemiologjike bëhet e qartë.

Të dhënat tregojnë se niveli vjetor i vdekshmërisë i shkaktuar nga sëmundjet infektive – kryesisht në botën në zhvillim – përbën gati një të tretën e të gjitha vdekjeve në të gjithë botën.

Sot, në një epokë të udhëtimeve globale ajrore, ndryshimeve klimatike dhe shqetësimeve të ekosistemit, ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj kërcënimit të sëmundjeve infektive, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdojmë të prekemi nga sëmundjet e së kaluarës.

“Shpresojmë që COVID-19 të mos vazhdojë për mijëvjeçarë. Por derisa të ketë një vaksinë efektive dhe ndoshta edhe pas kësaj, askush nuk është i sigurt. Politika këtu është thelbësore: Kur programet e vaksinimit dobësohen, infeksionet mund të kthehen. Thjesht shikoni fruthin dhe poliomielitin, të cilat rishfaqen sa më shpejt që përpjekjet e vaksinimit dobësohen”, thotë Nükhet Varlik.

Ajo e përfundon artikullin e saj duke thënë: “Duke pasur parasysh këto precedentë historikë dhe bashkëkohorë, njerëzimi mund të shpresojë vetëm se koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID-19 do të provojë të jetë një patogjen i zbulueshëm dhe i zhdukshem. Por historia e pandemive na mëson të presim diçka ndryshe.”/Panorama

Pas

Çfarë po ndodh me imunitetin e tij? Boris Johnson-it i ndodh e papritura

Para

Flisni me vete? Do të “befasoheni” nga ajo se çfarë thonë shkencëtarët për këtë gjë

Para
Flisni me vete? Do të “befasoheni” nga ajo se çfarë thonë shkencëtarët për këtë gjë

Flisni me vete? Do të “befasoheni” nga ajo se çfarë thonë shkencëtarët për këtë gjë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar