Pas shoqërimit të ish-deputetit Kastriot Islami në polici, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.
Nënkryetari i kësaj partie shprehet se Rama është një hakmarrës i vogël e i neveritshëm që përdor policinë.
“Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë”, shkruan ai krahas fotos.
Ish-deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami u shoqërua sot në mbrëmjen nga policia për mosmbajtje të maskës në ambiente publike.
Mësohet se Islami u ndalua në zonën e liqenit, ku policia pretendon se ai nuk ka pranuar të paraqesë as dokumentin e identifikimit.