• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Eksperti bën deklaratën e papritur: Ja çfarë e nxori zbuluar propagandën e Qeverisë për virusin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shumë të vlefshme/ Eksperti i Shëndetit Publik jep këshilla për të moshuarit dhe jo vetëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


NË KËRKIM TË NJË ALIBIE/ Erion Dasho

Prej javësh, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të përpjekjeve të ethshme të qeveritarëve që rreken t’u mbushin mendjen se përgjigjja shqiptare ndaj COVID shkëlqen.

Në fillim ishte studimi i revistës prestigjioze “The Lancet” që e nxirrte Shqipërinë vendin me shëndetësinë më të mirë në Ballkan. Duke harruar se Ballkani nuk ka vetëm Bosnjë e Mal të Zi, por edhe Kroaci, Rumani e Turqi, klasifikimi i “The Lancet” u propagandua si arritja më mbresëlënëse e shëndetësisë rilindase. Dyshimet e para lindën kur Shqipëria ishte klasifikuar më mirë jo vetëm se Turqia, por edhe se Belgjika dhe Australia. Petët e lakrorit u zbuluan kur vetë autorët sqaruan se këto klasifikime ishin bërë mbi bazën e informacioneve (lexo: “gënjeshtrave”) të servirura nga marifetçinjtë shqiptarë të shifrave.

Më pas ishte vizita e Drejtorit Rajonal të OBSH-së që u shit si konfirmim i sukseseve të qeverisë në përpjekje për kontrollin e CO VID-it. Dr Kluge takoi qeveritarë e mjekë, vizitoi spitale dhe laboratorë dhe bëri atë që ka për mision e detyrë organizata e vet – inkurajimin e përpjekjeve të çdo qeverie nëpërmjet diplomacisë shëndetësore. Në fund të vizitës së Dr Kluge doli qartë se i vetmi vlerësim pozitiv i ekipit të tij ishte marrja në kohë e masave të karantinës në muajin mars, një masë për të cilën edhe sot ka konsensus të gjërë se ishte e saktë, por që nisi të bëjë efektin e kundërt kur u teprua në muajt në vijim për t’i lënë vendin dështimit të madh që nisi në maj e qershor.

Së fundi, java që kaloi paraqiti para qytetarëve një ansambël të orkestruar politiko-teknik që nga pothuajse çdo studio televizive, u mundua çdo natë të helmonte mendjen e qytetarëve. Paturpësia arriti në momentet kur u tentua të shpëlahej truri i shikuesve me deklarata që flisnin për luksin në spitale, shtretërit e shumtë që mezi presin të trajtojnë qytetarët, personelin e bollshëm mjeksor, faktin që gjithçka ofrohet falas, faktin që Shqipëria është (sërish) vendi më i suksesshëm në Ballkan për sa i takon vdekshmërisë, etj.

A thua se nuk janë shqiptarët që po paguajnë 15 milionë EURO çdo muaj vetëm për testimin, qindra e mijëra EURO për çdo pacient të trajtuar në shtëpi me skemat mashtruese të trajtimit, dhjetëra mijëra EURO për çdo pacient që dërgohet në Turqi (shpesh për të vdekur atje) në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpëtim nga “parajsa shëndetësore” që ka krijuar në Shqipëri rilindja.

Ajo që nxori zbuluar propagandën kësaj here ishin vetë shifrat e qeverisë, kur INSTAT publikoi raportin tremujor të vdekshmërisë. Në periudhën kur ministria raporton 300 vdekje nga COVID, INSTAT raporton 1,300 vdekje më tepër në raport me vitet e shkuara. Edhe sikur gjysma e tyre të jenë nga COVID, mjafton për ta kthyer Shqipërinë në 15-20 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë!
Në kushtet kur as testojnë, as gjurmojnë dhe as trajtojnë, pra nuk zbatojnë asnjë nga rekomandimet e OBSH-së të cilën përfaqëson Dr Kluge, përgjigja shqiptare ndaj COVID paraqitet e dështuar në çdo element. Masat e vetme të marra gjatë javëve të fundit – gjoba për mosmbajtje maske në rrugë dhe ndalim-qarkullimi pas orës 22.00 janë qesharake dhe, siç po tregon situata epidemiologjike, pa asnjë efekt për të kufizuar përhapjen e epidemisë.

Ndërkohë është arritur në pikën ku bombolat e oksigjenit po shiten në tregun e zi për një mijë EURO dhe furnizimi i pacientit me ajrin e përditshëm kalon 100 EURO!

KJO QEVERI E NISI ME PREMTIMIN PËR SHËNDETËSI FALAS PËR TË ARRITUR NË PIKËN KUR EDHE AJRIN PACIENTËT PO E BLEJNË ME PARE!!!

Demagogjia dhe alibitë nuk ndihmojnë për të kontrolluar virusin! Shkenca, evidencat, përvojat e mira të botës dhe transparenca po!

Qeveritarëve të sotëm, ndoshta alibitë mund t’u hyjnë në punë më vonë! Për momentin ka nevojë për veprim të vendosur dhe masa të shpejta! Përndryshe rrezikohet të shkojmë drejt një dimri me të vërtetë të vështirë!

Pas

Postoi foton e të dashurës, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur shqiptar?

Para

Shifra të frikshme/ Në dy muaj shkollë, ja sa mësues humbën jetën nga virusi

Para
“Mos qëndroni më afër se 6 metra!”, vjen paralajmërimi tronditës i ekspertëve, çfarë po ndodh me virusin

Shifra të frikshme/ Në dy muaj shkollë, ja sa mësues humbën jetën nga virusi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar