Kryeministri Edi Rama duket se ka preferencat e tij përsa i përket disa ministreve të caktuara në qeveri.
Njëra prej tyre padyshim është dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Kreu i qeverisë nuk i kursen fjalët e mira për të, dhe këtë gjë e ka vërtetuar dhe ditën e sotme.
Të dy vizituan sot nga afër punimet në Bypassin e Vlorës, në të cilin po punohet 24 orë për ta përfunduar sa më shpejt.
Ndërkohë gjatë bisedës me kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli, Rama ka zbuluar edhe se si e thërret shkurtimisht ministren Balluku.
“Bela, Bela është ministre që i duhet kohë e mirë por i duhet edhe kohë e keqe. I duhet edhe shiu për energjinë por edhe koha e mirë për infrastrukturën”, dëgjohet të thotë Rama, duke treguar mënyrën e çuditshme që ka zgjedhur.