Nëndrejtori i DVP, Dhimitraq Ziu ka bërë me dije se pas orës 22:00 do të ketë një shtim të efektivëvë te policisë në rrugë për të parë zbatimin e rregullave antic*vid që hynë sot në fuqi.
Ai ka bërë me dije se do të patrullojnë edhe efektivë policie civil, me qëllim që ky rregull të ketë një zbatueshmëri të plotë.
“Ne vazhdojmë me gjoba, mos mbajtja e maskës, distancimi fizik, lokalet deri në orën 20:00 nuk do të ketë më as muzikë. Krahas gjobës, për qytetarët është gjoba, bllokimi i mjetit, kemi vepër penale nëse është ndëshkuar 2 herë, gjobë deri në 6 muaj b urg.
Për bizneset mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe për vepër penale bu rg. Nuk do të lihet asnjë pjesë e Kodit Penal pa u zbatuar, ne do ta kontrollojmë në të gjithë territorin, një shef seksioni për të gjitha shërbimet, do të jetë pranë në çdo kohë policia.
Është bërë një analizë për zonat që ka problematika dhe aty do të vendoset policia, këto janë zona me risk dhe këto janë dominante dhe të monitoruara dhe këtu do të ndërhyjë policia. Policia e Tiranës ka efektivë mjaftueshëm. në orën 22:00 policia do të dyfishohet, me apo pa uniformë që të gjejë në maksimum zbatimin e këtij akti”, tha Ziu.