Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se kufizimet do të zgjasin deri më datë 2 dhjetor.
Gjithashtu ajo shtoi se punonjësit e administratës do të vazhdojnë punën online.
“Mosha mesatare është 47 vjeç, tregon që është një moshë që priret të ketë më shumë infektime dhe sigurisht do të infektohet më shumë. në mjedise të mbyllura ulet vigjilenca, maska nuk mbahet, nuk respektohen të gjitha rregullat. Më pas e përhapin në shtëpi, prindërve e gjyshërve që nuk kanë imunitet.
Komiteti u mbështet në këtë lloj arsyetimi kur vendosi këto masa, zbatueshmëria e rregullave nuk ka ndodhur në masën 100%, se as në Shqipëri e as në vend të botës nuk ka luksin që të ketë një polic në çdo lokal, nuk kemi shpikur rrotën duke marrë këto masa. Ka vende që kur vala e dytë ka përparuar më shpejt i kanë marrë masat gradualisht dhe ne po ndjekim të njëjtën trajektore.
Sot kam firmosur urdhrat që do të jenë në fuqi nga nesër me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID. Kufizimi deri 2 dhjetor, përjashtim për arsye emergjente. Për ata për arsye pune do të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Administrata do të punojë online sipas vlerësimti të sektorëve, sigurisht të shërbimeve do të ketë një rakordim sipas sektorëve për punën online duke zbatuar detyrat dhe përgjegjësit që ka cdo punonjës”, tha Manastirliu.