I gjithë publiku shqiptar u trishtua nga lajmi i hidhur që erdhi mëngjesin e sotëm nga bota e artit.
Aktori i humorit Koço Devole, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Ndërkohë infermieri i Spitalit Infektiv Korab Gjana ka rrëfyer momentet e fundit të artistit të madh.
Ai tregon se në mëngjes kur po shikonte të sëmurët me rradhë, ka ndaluar dhe te Devole.
Ky i fundit është shprehur se virusi po i merrte shpirtin.
“Momentet e fundit me Koco Devole. Ne mengjes kur po shikoja me nxitim te semuret me radhe… Kur mberrij tek dhoma e shtrimit te Kocos… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me pergjigjet. Cfare dreq virusi paska qene ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj cdokujt! Ky virus ste kurseu as ty”, tregon Gjana.