Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Kurbinit.
Mësohet se një burrë është plagosur rëndë në kokë, pasi është qëlluar në kokë me sqepar nga bashkëshortja e tij.
Plagosja e 62-vjeçarit nga gruaja 60 vjeç dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri mes të dyve.
Ndërkohë sipas informacioneve burri është transportuar për në spital.
Sipas burimeve bëhet me dije se çifti i bashkëshortëve janë prindër të 10 fëmijëve.