Astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, për të treguar se me çfarë do të përballen shenjat e horoskopit këtë muaj.
12- Binjakët
Binjakët muajin Tetor e kanë pasur të vështirë, ndërsa Nëntori është më i qetë për ta. Por Hëna Blu i ndikon shumë psikologjikisht, i rëndon fizikisht kështu që edhe në fushën e të vepruarit, Binjakët këtë muaj do jenë pak në mjegull, të paqartë, kështu që kujdes me shëndetin, me punën, e planet sepse janë shumë të ngarkuar.
11- Luani
Luanët janë në këtë pozicion sepse paqartësia e tyre ka të bëjë me vendimet më të rëndësishme që do marrin në karrierën e tyre dhe jetën personale. Nëse janë përballë një marrëdhënie personale për të marrë një vendim, për të bërë një martesë, të paktën deri në datën 10 do jenë në mjegullnajë, në rrugë të panjohura. Nëse do i propozoheshe ndonjë punë e rëndësishme, situatat janë të paqarta. Pas datës 14 Nëntor gjërat do fillojnë të qartësohen për Luanët.
10- Gaforrja
Gaforret favorizohen pas datës 20 Nëntor, fillojnë të marrin një avantazh të mirë në jetën erotike, në jetën ekonomike, por deri atëherë gjërat marrin një përmbysje dhe çështjet e vështira në karrierë ulen dhe ngrihen dhe nuk janë në një moment të mirë. Veprimi ose energjia e marrë si të kundërt, nuk i ndihmon ashtu siç duhet në vendimmarrjet e tyre, nëse merren me karrierë, me punë të rëndësishme, me art, me ushtrime.
9- Peshqit
Ka disa kohë që Peshqit po veprojnë keq në mënyrën si kërkojnë të realizohen, se si kërkojnë të marrin atë që duan ose si kërkojnë t’u dalë e drejta e tyre. Pas datës 14 ujërat do qetësohen. Ka një favorizim të madh duke filluar që nga nesër nga ana ekonomike, do mirëkuptohen më shumë nga të tjerët, do bëjnë takime më të qeta, më romantike dhe më dashamirëse me të tjerët.
8- Virgjëresha
Në datën 14 Nëntor, Marsi që është i kundërt në shenjën e Dashit, kthehet në një rrugë të drejtë dhe po atë ditë kemi një Hënë të re në shenjën e Akrepit që çlirohen këto kundërshtimet. Edhe për Virgjëreshët në atë periudhë fillojnë dhe çlirohen disa ngatëresa në çështjet ekonomike ose disa punë që shkojnë të realizohen ashtu siç duhet.
7- Shigjetari
Shigjetarët janë gjithmonë optimistë, por tani ka një moment që janë bërë shumë pesimist, nervozë dhe kanë ndeshur një pengesë në jetën e tyre personale. Kjo gjendje do vazhdojë deri në datën 14 Nëntor. Pastaj do çlirohen nga kjo gjëndje dhe do merren me çështjet ekonimike dhe do bëjnë mrekullira. Pas datës 21 mund të gjejnë ngushëllim në një marrëdhënie të fshehtë dhe shumë të bukur romantike.
6- Dashi
Dashët janë në një periudhë shumë të rëndësishme të jetës së tyre, Marsi është në shenjën e tyre dhe do vazhdojë deri në Janar t’i japë forcë energjive dhe shumë rezultate të mira. Deri në datën 14 Nëntor duhet të jenë të kujdesshëm në vendimet që marrin, të jenë të ngadaltë në lëvizjet e tyre dhe të mos nervozohen. T’i japin prioritet partneriteteve dhe mos tregohen egoistë.
5- Peshorja
Peshoret kanë Afërditën në shenjën e tyre dhe kjo është një mrekulli për to. Kanë luftë dhe antagonizma që do çlirohen në mes të muajit Nëntor. Do fillojë një periudhë më e mirë ekonomike, më optimiste dhe ndoshta marrin një trashëgimi.
4- Ujori
Do merren shumë me karrierën, familjen, një ndryshim i madh, përmbyset diçka që ata e quanin të sigurt, por kjo përmbysje nuk do dalë për keq, do i çojë në një punë të re, një shtëpi të re apo në një marrëdhënie të re.
3- Demi
Demët kishin Hënën e Plotë në shenjën e tyre, kjo do të thotë që lojën e jetës së tyre duhet ta luajnë ata vetë dhe nuk duhet të lejojnë lojtarë të tjerë të futen dhe të dalin në jetën e tyre sa herë të duan. Ka ardhur momenti që ata të bëhen ata që të kryesojnë.
2- Bricjapi
Rreth datës 12 kanë një ditë shumë me fat, ku Jupiteri takohet me Plutonin në shenjën e tyre dhe aty mund të bëjnë një mrekulli për herë të tretë të këtij viti, kështu që ta shfrytëzojnë, hera e tretë e vërtetë.
1-Akrepi
Do marrë Afërditën mbas vetes në datën 21, do lënë mbrapa disa periudha të vështira, do bëjnë disa bashkëpunime të reja dhe do i realizojnë ëndrrat dhe qëllimet e tyre.