Ish deputeti i PD, Aleksandër Biberaj ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ku po kandidojnë Donald Trump dhe Joe Biden. Në intervistën në studion e lajmeve të Fax News, Biberaj u shpreh se nëse fitoren e merr sërish Trump, ka besim se do të fillojë të zhduket koronavirusi, ndërsa vlerësim të madh ka për Biden, për të cilin thotë se ka dhënë prova si drejtues i politikës së jashtme.
“Kam një besim që nëse fiton Trump, edhe koronavirusi do të fillojë figurativisht tërheqjen sepse është një fatkeqësi globale me pasoja të tmerrshme ekonomike, sociale, morale dhe politike. Cfarë po ndodh? Po shikojmë që liderët botërorë që në kushte normale nuk mund të kishin asnjë komponentë autokracie po shndërrohen në lider autokrat. Kjo ka përfitime ekonomike të jashtëzakonshme por edhe poër arsye të koronavirusit.
Nuk flasim për Shqipërinë aop Ballkanin sepse liderët tonë nuk janë as demokratë, as nuk kanë qytetari apo civilizim, janë liderë made in Balcan, komplet autokrat dhe e kanë shtuar nga koronavirusi. Në këtë këndvështrim do e shikoja si favor fitoren e Donald Trump.
Nga pikëpamja e personalitetit të Joe Biden, do ti jepja një vlerësim maksimal si President, por nëse fiton besoj se do të jetë shumë profesionist, shumë i pëlqyer në Amerikë dhe një njeri i pëlqyer në nivel global sepse ka dhënë prova si drejtues i politikës së jashtme”, tha Biberaj./Faxweb