• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Mendova se do humbja babain” Aktori i “Portokallisë” rrëfen eksperiencën me COVID19, gjithë familja në karantinë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Mendova se do humbja babain” Aktori i “Portokallisë” rrëfen eksperiencën me COVID19, gjithë familja në karantinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme aktori i “Portokallisë” Ledio Lako, ka rrëfyer eksperiencën e tij dhe të familjes me COVID19.

Ai deklaroi në emisionin “Shqipëria Live” se vazhdon të jetë ende po njësoj, sërish pa flokë dhe me pak bark.

I pyetur se si e mori vesh që ishte infektuar, aktori tha se në fillim rezultoi pozitiv babai, që e kaloi pak më rëndë.

“Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mirë së bashku me familjen e tij.Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda një jave. Por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon se kisha dalë negativ, e gjithë familja pozitive. Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv. Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët”, tha aktori i humorit.

Ai rrëfeu se tamponin e ka bërë në shtet dhe se të gjithë janë treguar shumë të gatshëm. Lako sqaroi se i është dashur 5 ditë që të priste përgjigjen e tamponit, pasi i kishin thënë se ka shumë ngarkesë. Gjithashtu tregoi se si kishte humbur shpresat se babai i tij mund ta fitonte betejën me Covid-19. Sipas tij, ai kishte qëndruar 8 ditë në shtëpi dhe 13 ditë në spital.

“Babai e ka kaluar shumë keq. Qëndroi 8 ditë në shtëpi, e më pas e shtruam në sanatorium. Janë treguar të gjithë të gatshëm që nga mjekët e deri tek infermierët. 13 ditë qëndroi në spital. Babai rrezikoi jetën, ishim 50-50 për të mos thënë 60 për të ikur dhe 40 për qind për të jetuar. Isha i vetmi në shtëpi se mund ta humbja babanë. 76 vjeç, shumë aktiv. Por kisha frikë sepse i ra shumë imuniteti, trupi. Zëri i kishte ikur fare, diabeti ju shfaq, se nuk ka patur ndonjëherë”, tregoi Ledio.

Nga ana tjetër, aktori tregon se në atë periudhë e kanë ndihmuar shumë shokët e tij, pasi e gjithë familja ishte në karantinë dhe se nuk kanë dalë nga shtëpia fare.

“U futëm të gjithë në karantinë, po kush do na sillte për të ngrënë. Më kanë ndihmuar shumë shokët, ju jepja listën me ushqime dhe mi sillnin”, tha Ledio.

Pas

Jo vetëm autori i sulmit/ Dhe 3 nga policët që luftuan me agresorët në Vienë janë me origjinë shqiptare

Para

“Krenar për mbesën” Kjo është policja shqiptare që u përball me terroristët në Vienë, ambasadori nxjerr FOTON

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar