• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Furnizuan dynjanë me diploma false” Rama ‘shpërthen’ ndaj Kryemadhit: Edhe virusi ka frikë nga LSI

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Furnizuan dynjanë me diploma false” Rama ‘shpërthen’ ndaj Kryemadhit: Edhe virusi ka frikë nga LSI
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas akuzave për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri” dhe deklaratën se LSI-në nuk e zë kurrë koronavirusi, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Monika Kryemadhit.

Përsa i përket sulmeve për shkollën, Rama u shpreh se Kryemadhi gënjen dhe se gjithsecili mund të shkojë aty ku po rindërtohet shkolla dhe të shohë se kush thotë të vërtetën dhe kush jo.

Ndërsa për deklaratën e Kryemadhit se LSI nuk e zë virusi, Rama u kthye me ironi duke thënë se ajo po lë të kuptohet se edhe virusi e ka frikë partinë e saj.

Sipas kreut të qeverisë, kjo deklaratë e Kryemadhit vjen për vota, ndërsa shtoi se ishte pikërisht LSI që furnizoi me patenta njerëz që nuk kishin mbushur moshën, apo që bëri infermierë ata që nuk kishin bërë shkollën fare.

“Është një betejë e përditshme për të mos lejuar që faktet të bëhen si avujt e rakisë presidenciale dhe për fat të keq jetojmë në një kohë ku faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar, e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjeve dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin dhe kohën e duhur, me instrumentet e duhur, që të jetë kjo kohë, për t’u lëshuar në një shfrymë marramendës si kjo që po e dëshmojnë përditë në funksion të fryrjes së njerëzve me shpifje e gënjeshtra. Kjo përpjekje e betejë është jashtëzakonisht e vështirë. Çfarë ti thuash Monikës? Shkolla Sami Frashëri po rindërtohet. Projekti është absolutisht i shkëlqyer falë përfshirjes së në prej arkitektëve më të famshëm italian. Puna aty ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga kryetari i bashkisë, dhe Monika thotë që shkolla duhet të ndërtohet në Paskuqan. Dmth, kap ca të kapësh, ta hajë kush ta hajë, ashtu siç thotë që shërimin nga Covid duhet ta kërkojmë në kisha e xhami dhe jo te mjekësia. Apo insiston që LSI nuk e zë virusi.

Shpërthimi i kësaj injorance në mjedisin publik përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi si kryetarë partish apo si zëdhënës të një komuniteti të caktuar zgjedhësish është një flamë jashtëzakonisht problematike në kushtet kur në fakt ne duhet të ballafaqohemi me ide, argumente, fakte dhe shifra. Vala dhe intensiteti i gënjeshtrave është aq e madhe, sa nuk di çfarë të verifikosh më parë. Shkolla Sami Frashëri është aty, shkoni dhe këqyrni në vend kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen. Është për të ardhur keq. Covid është diçka shumë serioze për të bërë humor, por kur Monika thotë që LSI nuk e zë virusi, ofron faktikisht një tjetër mirësi, nga mirësitë e LSI që ofronte patenta për leje drejtimi të makinave për persona nën moshën e lejuar nga ligji, në këmbim të votës. Apo ofronte vende pune për infermierë që nuk kishin bërë shkollën dhe nuk dallonin gjilpërën nga gozhda. LSI ka furnizuar me diploma fallse një dynja të tillë, nga ato historitë me tallava e tiganë. Tani ofron bashkimin me LSI për të mos u prekur nga Covid, duke lënë të kuptohet se virusi e ka frikë LSI. Edhe virusi i druhet LSI, kur i afrohet. Kjo është ideja. Vetëm Luli nuk e ka kuptuar akoma këtë”, tha Rama.

Pas

Minutat e tmerrit/ Ja si arriti të shpëtonte kjo vajzë shqiptare nga sulmi i frikshëm në Vienë

Para

Zgjedhjet në SHBA/ Kë mbeshtet Rama, Biden apo Trump? Ja si përgjigjet kryeministri

Para
Zgjedhjet në SHBA/ Kë mbeshtet Rama, Biden apo Trump? Ja si përgjigjet kryeministri

Zgjedhjet në SHBA/ Kë mbeshtet Rama, Biden apo Trump? Ja si përgjigjet kryeministri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar