Së fundmi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka vendosur të bëjë ndryshime në disa prej drejtorive lokale në vend.
Mësohet se kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të paktën 3 drejtorë policie.
Kështu, mësohet se drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Arjan Muça, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie, Alket Shatro.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kukësit, Erigert Mitri, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet, Alban Çela.
Gjithashtu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Kalemi, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Vlorës, Artur Selimi.