• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Kam burrin shtruar në Infektiv” Denoncon gruaja e shqetësuar: Nuk kam asnjë informacion, është bërë si burgu i Spaçit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Kam burrin shtruar në Infektiv” Denoncon gruaja e shqetësuar: Nuk kam asnjë informacion, është bërë si burgu i Spaçit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e informacionit për pacientët e shtruar në spitalet Covid ka qenë një nga shqetësimet më të shpeshta që është ngritur nga ana e familjarëve, që thonë se organizimi në këtë strukturë lë shumë për të dëshiruar.

Një zonjë e cila ka bashkëshortin e saj të shtruar prej 8 ditësh në Infektiv, shprehet se prej mbrëmjes së djeshme ka humbur çdo kontakt me familjarin e saj, dhe është e shqetësuar pasi gjendja e tij mund të ketë ardhur drejt përkeqësimit.





Teksa tregon për Fax News, zonja shprehet se spitali është bërë njësoj si burgu i Spaçit, ku njerëzit mbahen shumë larg familjes, dhe se askush nuk e di se çfarë ndodh brenda.

“Kam që mbrëmë që nuk flas dot me bashkëshortin, ka 8 ditë që është në Infektiv. Është e drejta jonë që të kemi informacion, është njësoj si në burgun e Spaçit, tani nuk e hap dot burri im telefonin, ta hapin infermieret.

Nuk kam asnjë informacion, as nëse është rënduar, as nëse është më mirë. Burri mbrëmë ishte me temperaturë të lartë, kjo më shqetëson, se po të ishte mirë do mendoja se është në gjumë dhe nuk ma hap. Nuk e di se ku është infektuar burri, ne të tjerët nuk jemi prekur, celulari bie dhe nuk e hap njeri.

Për shërbimin nuk ka pasur ankesa, i kanë qendruar pranë, edhe mbrëmë që ishte me temperaturë i kishin vendosur kompresa, por kjo e informacionit është shqetësim i të gjithë familjarëve”, shprehet zonja.

Ndërkohë që prej ditësh situata në të dy spitalet Covid paraqitet e rënduar, me numrat e pacientëve që shtohen, ndërkohë që në oborrin e Infektivit edhe sot vihet re një prani shumë e madhe ambulancash, që kanë bërë të mundur transportimin e pacientëve, që kanë shfaqur simptoma të rënda të sëmundjes./ Faxweb

 

Pas

Berisha e tregon me foto: Kjo është maska më e mirë dhe e vetmja që të mbron nga virusi

Para

Kaos në Paris/ Vetëm pak orë para izolimit nga COVID19, ja çfarë ndodhi në kryeqytetin francez

Para
Kaos në Paris/ Vetëm pak orë para izolimit nga COVID19, ja çfarë ndodhi në kryeqytetin francez

Kaos në Paris/ Vetëm pak orë para izolimit nga COVID19, ja çfarë ndodhi në kryeqytetin francez

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar