Vazhdon situata e rëndë në Elbasan. Mjekja e vetme infeksioniste në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan është infektuar me virusin.
Anjeza Dajlani ka shfaqur shenja të virusit dhe kryerja e testit ka konfirmuar infektimin e saj.
Bashkë me Dajlanin, dyshohet se janë infektuar edhe tre infermiere, të cilave iu është kërkuar të karantinohen.