• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Koha për të folur” Eksperti i Shëndetit Publik bën deklaratën e fortë: U dhanë mjekime të gabuara, nuk ishte faji ynë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Koha për të folur” Eksperti i Shëndetit Publik bën deklaratën e fortë: U dhanë mjekime të gabuara, nuk ishte faji ynë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë COVID19 në vendin tonë.

Ai është shprehur i shqetësuar se gjithçka e ka një kufi dhe se tashmë ka ardhur koha për të reaguar.





Ndër të tjera Dasho thekson se shumë prej bluzave të bardha kanë dhënë mjekime të gabuara në fillim të epidemisë, por sipas tij ky nuk ishte faji i tyre, por i shtetit që në vend ti mësonte i terrorizoi dhe u tall me qytetarët.

“Që nga fillimi i epidemisë, shumë kolegë i kanë transmetuar virusin pacientëve të tyre. Midis pacientëve, ku pothuajse kushdo është i moshuar ose i prekur nga sëmundje kronike, një numër i madh humbi jetën.

Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një shteti që në vend që t’i mësonte, i terrorizoi dhe u tall me qytetarin.

Që nga fillimi i epidemisë, shumë prej nesh dhanë mjekime të gabuara.

Nuk ishte faji ynë! Ishte gjithë komuniteti ndërkombëtar që nuk dinte dhe akoma nuk di gjithçka rreth COVID!”, shkruan Dasho ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTE

TË NDERUAR KOLEGË, KOHA PËR TË FOLUR!

Që nga fillimi i epidemisë së COVID, shumë mjekë u sëmurën, një pjesë e madhe u shtruan në spitale, një pjesë humbi edhe jetën. Disa kolegë shpëtuan vetëm sepse u trajtuan jashtë vendit.

Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një administrate që i la pa maska, pa viziera, pa doreza, madje edhe në kulmin e pandemisë!

Që nga fillimi i epidemisë, shumë kolegë i kanë transmetuar virusin pacientëve të tyre. Midis pacientëve, ku pothuajse kushdo është i moshuar ose i prekur nga sëmundje kronike, një numër i madh humbi jetën.

Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një shteti që në vend që t’i mësonte, i terrorizoi dhe u tall me qytetarin.

Që nga fillimi i epidemisë, shumë prej nesh dhanë mjekime të gabuara.

Nuk ishte faji ynë! Ishte gjithë komuniteti ndërkombëtar që nuk dinte dhe akoma nuk di gjithçka rreth COVID!

Qe nga fillimi i kësaj vale të dytë, mjekët e familjes dhe ata specialistë vazhdojnë të japin receta bombastike me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë.

Nuk është faji ynë! (Këtu duhen përjashtuar sharlatanët e paktë që marrin përqindje nga recetat e farmacistëve dhe që për fat të keq nuk kanë munguar). Është faji i një ministrie dhe një komiteti që ende edhe sot nuk kanë një protokoll standard për trajtimin e pacientëve. Dje në forumin e 5,000 mjekëve kishte mjekë familje që u kërkonin kolegëve një protokoll të publikuar para disa ditësh në datën 10 tetor! Fiks 7 muaj pas fillimit të epidemisë në Shqipëri.

Që nga fillimi i kësaj vale të dytë, nuk ka mjek në Shqipëri që të mos kujdeset për një spital “virtual”. Pacientë që trajtohen në shtëpi, që ankohen se nuk vijnë t’u bëjnë testin, se medikamentet janë shumë të shtrenjta, se skanerin e bënë në privat për 200 EURO, se infermieri që bën injeksionin kërkon 50 EURO për vizitë, etj. Apo edhe më keq, se prindit i ka rënë saturimi në 60 apo 70 po ka frikë të shkojë në spital, apo se familjari është në prag të humbjes së jetës.

Nuk është faji ynë! Është faji i një shteti që e ka lënë qytetarin e vet në mëshirën e virusit dhe vetë mburret me spitale dhe qendra 3D, të shitura tek oligarkët dhe konçesionarët, të cilët veç barit e bojës, nuk kanë patur asnjë përmirësim gjatë shtatë viteve që u punua “për shëndetësinë falas”. Përkundrazi, mjekët dhe infermierët që janë “motori” i sistemit e kanë braktisur Shqipërinë në këto vite me ritmet më të larta.

POR AMA TË NDERUAR KOLEGË, GJITHÇKA E KA NJË KUFI!

Deri tani nuk ka qënë faji ynë! Nga ky moment, kur nëntori pritet të jetë një muaj ferri për pacientët, familjarët, miqtë e të afërmit tanë, heshtja është bashkëfajësi!

Mendoj se ka ardhur koha që mjekët dhe infermierët e Shqipërisë të mos ulin kokën, por t’i kërkojnë të paaftëve që na drejtojnë ose të marrin masa urgjente, reale dhe jo 3D, ose të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që dinë dhe duan të drejtojnë.

Përndryshe nga këto momente e tutje jemi të gjithë bashkëfajtorë!

Shënim: ky status mori spunto edhe nga dyshimi i një kolegu se Kryetarja e Komitetit anti-COVID dhe bashkëshorti i saj Drejtor i COVID-2 mund të ndodhen të dy jashtë shtetit! Uroj me gjithë shpirt që kjo të mos jetë e vërtetë!

 

Pas

Çfarë duhet të hani në mëngjes për ta reduktuar ankthin dhe stresin

Para

Policia aksion në Tiranë/ Bien në pranga 2 vëllezër, ja për çfarë akuzohen

Para
Policia aksion në Tiranë/ Bien në pranga 2 vëllezër, ja për çfarë akuzohen

Policia aksion në Tiranë/ Bien në pranga 2 vëllezër, ja për çfarë akuzohen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

Defekte në rrjet, ja zonat pa ujë në kryeqytet

nga Fast News
07:30 | 22/08/2025
0

Recent News

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025
Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

08:30 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar