Reperi i njohur Brian Trotter, i njohur nga të gjithë si “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupi i reperit është gjetur në bagazhin e një makine, rastësisht pas një aksidenti në autostradën Palmetto Expressway, në Miami.
Menyra se si u gjet ai eshte e tmerrshme. Policia dyshoi, pasi në makinë vinte një erë e keqe. Oficerët gjetën trupin e reperit, i cili ishte i mbuluar me një batanie dhe trupi ishte i dekompozuar.