Një tragjedi e përmasave të mëdha është ajo që ka ndodhur së fundmi në Prrenjas.
Motër e vëlla që ishin të shtruar në spital prej një jave në Tiranë, humbën betejën me COVID19 brenda pak orësh.
Si fillim u raportua se mësuesja e muzikës Irena Bajlozi kishte ndërruar jetë por pak orë më vonë virusi i mori jetën dhe vëllait të saj Agronit.
Sipas informacioneve të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikon të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.
“Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi. Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në e qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm çdo aktivitet artistik, kulturor mban emrin e saj.
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, të afërm, nxënës në secilin prej nesh. U prefsh në paqe mësuese Irena Bajlozi, ngushëllime familjarëve!”, shkruan Bashkia.