Fillimi i javës e ka gjetur kryeministrin Edi Rama me një axhendë të zënë politike.
Ai ka vendosur të mbledhë sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Njësoj si javën e kaluar, takimi në fjalë po mbahet në selinë rozë.
Drejtuesit politikë si çdo javë, do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet si dhe angazhimet se dhe çfarë kanë bërë, ndërsa kryeministri do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve.
Prej disa ditësh PS përmes platformës “Deputeti që duam” ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të saj. Ky proces do të zgjasë deri në fundin e muajit nëntor, ndërsa nuk dihet nëse në zgjedhjet e ardhshme, Rama do të rikandidojë ose jo të njëjtët emra që ka sot në grupin parlamentar.