Dogana e Rinasit ka bërë të mundur kapjen e një sasie prej 21 900 pound të padeklaruara, të cilat një shtetase britanike tentoi t’I fuste në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë. Nga ana strukturave ligjzbatuese u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal, si dhe u bë shoqërimi i shtetases në fjalë.
Njoftimi i plotë: Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas
Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.
Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.