• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Na futën në birucë 15 veta” Djali i Aleksandër Meksit përfundon në polici: Ja si na kapën te Kryeministria

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Na futën në birucë 15 veta” Djali i Aleksandër Meksit përfundon në polici: Ja si na kapën te Kryeministria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, Redon Meksi ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur 3 ditë më parë kur u shoqërua nga policia.

Sipas tij ishte pa maskë dhe i ishte bashkuar një grupi protestuesish, që kundërshtonin aktin normative të qeverisë mbi mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente të hapura.

Në rrëfimin e tij në rrjetet sociale, Meksi shkruan se  policia e ka shoqëruar pranë godinë së Kryeministrisë dhe e kanë çuar në komisariat, ku e kanë futur në një qeli me 15 persona të tjerë.

“Kuptohet, mëqënëse kishim rrezikshmeri të lartë, nuk mund të na linin nëpër zyra të ndryshme për të na marrë deklarimet, por duhet të na fusnin në birucë (aty në atë dhomë 4 me 4 metra) 15 veta. Nuk kishte pandemi! Mbas nja 4 orësh me morën në pyetje dhe me nxorën.

Nuk do e tregoja si histori për publikun, por kur pashë në mes të ditës dhe trafikut, përpara Ministrisë së Jashtme, në kohë pandemie, pa leje dhe duke detyruar delegacion grek të futet nga dera e pasme, dhe policia e lejonte nga frika e numrave protestues, atëhere u acarova dhe vendosa ta bëjë publike dhunën me ne të rinjtë para kryeministrisë, ku nuk bëmë asnjë shkelje. Ne as qëlluam, as shame njeri, thjesht ishim duke thënë me shpirtin tonë se “nuk është e drejtë kjo””, shkruan Redon Meksi.

Nga Redon Meksi

Të enjten mbasdite, 300 metra pasi kisha dalë nga shtëpia, me ndaloi policia. Me thanë të vendos masken, pasi si ditë e pare të këshillonin, ndërsa pastaj të gjobisnin. Unë i nxora masken nga xhepi , ia tregova dhe i thashë që nuk e vendos.

-Ore vëndose!-thonin ata

-Jo!-insistova unë.

Zgjati nja 5 minuta ky muhabet. Kur më pyeten pse nuk e vë i thashë për arsye parimore dhe ligjore, dhe jo shëndetsore, nuk e vendos. Atëhere, njeri nxori ca flete A4, se s’kishin bllok akoma, dhe nisen të më gjobisnin. Nga që binte shi, e futa poshtë çadres që mos të lagej polici dhe gjoba. Firmosa dhe e shoqërova policin që të mos lagej deri te makina e tij.

Tani mënjanëse gjobën e kisha ne xhep, thash do iki tek protesta përpara Kryemistrisë. Dhe ashtu bëra, u nisa drejt protestës e të rinjve që thonin se ishte i padrejtë ai vendim qeverie.

Ishte ora 18.10 kur arrita. Pashë që ishin pak njerëz, por gjithsesi vendosa të afrohem kur pashë dhe një të njohurin tim aty. Nuk kaluan 2 minuta, erdhën “sanderlleshat e vegjël”, gjysma civila, kurse ata me uniformë një pjesë të mirë ishin pa numra. Dhe nisin, kap të parin prej leckash – plas në furgon, kap të dytin dhe plase dhunshëm në furgon, e kështu me radhë. Me erdhën mua e me bërtitën që të largohem, dhe unë fillova avash-avsh të eci drejt dy kullave.

Bërtiste njeri “ec më shpejt”, kurse unë vazhdoja në ritmin tim, pasi nuk po bëja asgjë të kundraligjshme. Kur arrita në mes të dy kullave me del përpara polici i radhës që bërtiste “ec shpejt, ec shpejt!”, por këtij ju ktheva.
-Ore zoteri, çfarë ligji po shkel unë që po eci avash në trotuar?

Atij s’ju durua dhe me kap prej krahu, pastaj bëhen katër policë e më fusin në makinën e tyre drejt rajonit nr.2 të policisë. Kur arritëm në rajon, më morën telefonin dhe me çuan në birucë me 15 veta. Vetëm njeri ishte i arrestuar për vepër tjetër. Të tjerët njësoj si unë, ishim shoqeruar për tubim të paligjshëm (në kohë pandemie).

Kuptohet, mëqënëse kishim rrezikshmeri të lartë, nuk mund të na linin nëpër zyra të ndryshme për të na marrë deklarimet, por duhet të na fusnin në birucë (aty në atë dhomë 4 me 4 metra) 15 veta. Nuk kishte pandemi! Mbas nja 4 orësh me morën në pyetje dhe me nxorën.

Nuk do e tregoja si histori për publikun, por kur pashë në mes të ditës dhe trafikut, përpara Ministrisë së Jashtme, në kohë pandemie, pa leje dhe duke detyruar delegacion grek të futet nga dera e pasme, dhe policia e lejonte nga frika e numrave protestues, atëhere u acarova dhe vendosa ta bëjë publike dhunën me ne të rinjtë para kryeministrisë, ku nuk bëmë asnjë shkelje. Ne as qëlluam, as shame njeri, thjesht ishim duke thënë me shpirtin tonë se “nuk është e drejtë kjo”.

Jo njerëz, këtu qytetari i lirë s’ka të drejtë të protestojë pa lejen apo organizimin e mbretit!

PS: Unë në protestë nuk shkova prej maskave, por prej aktit normativ të kundraligjshem. Do vazhdoj të dal në protesta pasi mendoj te e drejta e qytetarit të lirë dhe s’do zbatoj asnjë akt normativ të kundraligjshëm në një vend ku nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese.

Sa më shume ti bindemi, aq më shumë do e rëndojë doren “mbreti” me shkeljet e tij!
Dhe në fund fare, ai polici që me futi në makinën e policisë më vodhi dhe çadrën!

Pas

“Kërko falje publikisht” Presidenca ‘ultimatum’ kryeministrit Rama: O Mister 1 Prilli

Para

“Lëre telefonin, të fala Mozës” Rama batuta në Manzë, banorët e presin: Je baba i këtij shteti

Para
“Lëre telefonin, të fala Mozës” Rama batuta në Manzë, banorët e presin: Je baba i këtij shteti

“Lëre telefonin, të fala Mozës” Rama batuta në Manzë, banorët e presin: Je baba i këtij shteti

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar