Pasi kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje bashkëshortëve gazetarë Carlo Bollino dhe Alba Malltezi, ka ardhur dhe reagimi i Presidencës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Kreut të Shtetit Ilir Meta, Tedi Blushi akuzon Ramën se po mban nën shantazh të dyfishtë “Malavitën”, që mendodhet se i referohet pikërisht Bollinos.
Ai gjithashtu kërkon nga kreu i qeverisë të shkarkojë Alfred Pezën dhe Sadri Abazin nga postet që kanë në PS. Në fund, Tedi Blushi i jep edhe një “ultimatum” Ramës; “kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe ora e përballjes po afron”.
REAGIMI I PLOTE:
O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?
A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?
A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?
Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!
Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!
Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!
Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.
ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve.
Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli!
KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON