Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar. Qëllimi i kësaj protestë është ndalimi i qarkullimit rrugor.
Protesta priten në 5 qarqe të vendit (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë).
Sipas burimeve të PD Dibër, rreth 1 mijë simpatizantë janë nisur drejt autostradës së Milotit, aty ku edhe do të përqendrohet protesta për zonën e Veriut.
Ata po udhëtojnë me makina personale, por edhe me autobusë. Në krye të protestës së tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi.