Ndërsa po afrohen zgjedhjet e qeshorit një denoncim lidhur me manipulimin e listave zgjedhore është bërë publik nga ish-Kryeministri, Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarin dixhital, i cili tregon “hilenë” që po përdoret për të manipuluar listat zgjedhore.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Manipulimi i listave zgjedhore, veper tjeter kriminale e Edvin Kristaq Urrejtesit dhe narkoshtetit te tij!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Doktor te uroj shendet te plote e çdo te mire! Dua te ndaj me ju dy probleme:
1.Hilene me listat zgjedhore qe kane bere rilindasit ku per te zhdukur kodin 999,te paidentifikuar si votues ne nje qender votimi,e kane hequr pa ndryshuar qendren,pa e identifikuar por duke i vendosur nje kod banese te asaj qendre votimi !!!????
Motres sime qe jeton ne Belgjike ne kodin e baneses i kane vene nje nr.votuesish qe me pare kane qene me kodin 999, me kete menyre mund te dublojne ne te gjithe shqiperine votues,ky eshte mashtrim i Ministrise se Brendshme !!!
Se dyti,dhe shume e rendesishme doktor sipas kontakteve me qytetaret,shtepi ne shtepi,ajo qe eshte fort e rendesishme per ta eshte Ekonomia e tyre e rrenuar !!!!Padiskutim qe kane rendesine e tyre siguria e falimentuar,shendetesia fallso dhe e korruptuar,rruget e stervjedhura,arsimi i cunguar, i munguar! E shume e shume probleme kudo ne te gjitha fushat.
Por ate qe se kaperdijne dot qytetaret eshte ekonomia (Papunesia,vjedhja e tyre dhe tallja me ta,si dhe varferimi i tyre skajshem )!
Doktor librat e borxheve jane bere rromane mjerimi, me keq se ne kohen e Migjenit !!!Te lutem, ajo qe ngjet te qytetaret eshte ajo qe PD duhet te flase papushim,eshte Ekonomia! Jete te gjate e cdo te mire te uroj Doktor! Me shume respekt