Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë në botë përsa i përket numrit të të prekurve nga COVID19.
Të njëjtat shifra janë dhe për ata që kanë humbur jetën, të cilat konsiderohen si me të vërtetë të larta.
Së fundmi, një ekspert amerikan i sëmundjeve infektive ka shprehur shqetësimin e tij për situatën nga koronavirusi.
Por ai ka dhënë dhe një alarm për kohët e ardhshme, të cilat i quan si të vështira.
Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, tha për NBC se ndërsa SHBA nuk ka një zë drejtues për të drejtuar publikun, “gjashtë deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më e errëta nga e gjithë pandemia e koronavirusit”.
Osterholm tha se vaksinat antiCOVID-19 nuk do të bëhen të disponueshme deri në fund të vitit 2021.
Sipas tij, qëllimi është të arrihet imuniteti kolektiv, i cili sipas ekspertëve të tjerë është i rrezikshëm dhe gjithashtu një ide e tmerrshme.
Por kjo nuk do të thotë që njerëzit do të lejohen të kontraktojnë virusin dhe në vend të kësaj, qëllimi mund të arrihet përmes një programi vaksinimi.