• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Policia ‘bën kërdinë’, vendos qindra gjoba për maskat!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Policia ‘bën kërdinë’, vendos qindra gjoba për maskat!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për 24 orët e fundit, ku raporton se ka vendosur 701 gjoba me vlerë 3000 lekë të reja për qytetarët që nuk kishin vendosur maskë.

Gjithashtu, janë vendosur dhe 564 gjoba për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që refuzuan të jepnin kartën e ID.

Njoftimi/ Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 701 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 564 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Pas

Iku në Greqi për të bërë intervistë pune, u zhduk! Babai i 19-vjeçares ngre alarmin, ja çfarë thotë

Para

‘Nuk kontrollohet virusi me maska’/ Mjeku i njohur bën për dy lek politikanët, bën thirrjen e rëndësishme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar