• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Frika nga virusi, ja çfarë do të ndodhë me shkollat

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Frika nga virusi, ja çfarë do të ndodhë me shkollat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Frika dhe pasiguria e shtuar me valën e dytë të virusit ka vënë mësuesit në “luftë” me kohën, për të mësuar sa më shpejt se si të japin mësim “online”.

Për të mos u përballur me kokëdhembjen që u shkaktonin rrjetet sociale në 3-mujorin e vitit që lamë pas, arsimtarë të rinj e të vjetër i janë futur punës për të mësuar platformat, me anë të së cilës duhet të mbajnë lidhur nxënësit me shkollën. Ndonëse duhet ta kishte përfunduar me kohë, që kur nxori skenarët e mundshëm të mësimdhënies në këtë periudhë, Ministria e Arsimit ka nisur trajnimet e mësuesve, duke i paraprirë kështu mundësisë së rikthimit të mësimit “online”.





Në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar u bëhet thirrje mësuesve për trajnime “online” që do mbahen përgjatë 22 tetorit deri më 19 nëntor, ndërsa mësohet se deri tani, nga 28 mijë mësues, rreth 17 mijë prej tyre janë trajnuar për përdorimin e platformave, në rast të rikthimit të mësimit në kushte shtëpie.

Pritshmëritë janë që deri në fund të këtij muaji, i gjithë procesi i trajnimit të detyrueshëm të ketë përfunduar. Paralelisht po punohet edhe me nxënësit.

Në disa shkolla të kryeqytetit, mësuesit kanë nisur shpërndarjen e kodeve të aksesit për çdo klasë, ndërsa në disa të tjera as që flitet për një gjë të tillë.

“S’kemi marrë akoma një njoftim të dytë që mund të vazhdojmë ‘online’, përgatitjet dhe pyetjet nëse jemi gati në rast të një situate ekstreme janë bërë. Për mendimin tim, mësimi ‘online’ është mjaftueshëm efektiv, njohuritë e reja i marrim. Kohë për të mësuar në shtëpi kemi”, shprehet një gjimnaziste e “Sami Frashërit” në Tiranë.

Sakaq, ministrja e re e Arsimit po punon për të siguruar infrastrukturën e mësimit në kushte shtëpie. Me ndihmën e donatorëve, Evis Kushi u ka shpërndarë këto ditë mijëra tableta nxënësve të prekur nga tërmeti, atyre të kategorive në nevojë dhe nxënësve me aftësi ndryshe.

Ndryshon orari për shkollat me shumë turne

Afrimi i muajve të ftohtë të vitit, ku edhe errësohet më shpejt, do të ndryshojë orarin për shkollat me shumë turne, ato me 3 apo 4 të tilla. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar kanë bërë me dije se shkollat po punojnë për një riorganizim të ri të klasave, me qëllim që të përfundojnë më shpejt.

Përveç rregullave cunguese të mësimit të mirëfilltë, mësues e nxënës janë përballur me mësim deri në orët e vona. Praktikisht, turni i katërt përfundon në orën 19:45. Në shkollat e mbingarkuara, ato të dëmtuara nga tërmeti që kanë dyndur të tjera, ndryshimi i stinëve e vështirëson edhe më tej situatën. Kujtojmë që ka ende shkolla pa ndriçim apo ngrohje./panorama

Pas

Pandemia e koronavirusit/ Pse të punosh nga shtëpia shkatërron gjithcka!

Para

Dhunoi gruan dhe u arrestua/ ‘Çmendet’ vlonjati në komisariat, ja çfarë iu bën policëve

Para
Dhunoi gruan dhe u arrestua/ ‘Çmendet’ vlonjati në komisariat, ja çfarë iu bën policëve

Dhunoi gruan dhe u arrestua/ 'Çmendet' vlonjati në komisariat, ja çfarë iu bën policëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

nga Fast News
09:24 | 27/08/2025
0

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

nga Fast News
09:22 | 27/08/2025
0

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë! Për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë! Për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj

nga Fast News
09:10 | 27/08/2025
0

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Recent News

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

Zjarr i madh në qendër të Peshkopisë, digjet një pallat trekatësh, evakuohen banorët

09:24 | 27/08/2025
Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

09:22 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar