Franca ka regjistruar numër rekord rastesh ditore me Covid-19. Autoritetet shëndetësore në vend bëjnë me dije se gjatë 24 orë të fundit u konfirmuan 30,621 raste me koronavirus.
Fatkeqësisht si pasojë e Covid-19, humbën jetën 88 qytetarë. Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.
“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”
Lajmi vjen në një kohë kur edhe në shumë shtete të tjera të Evropës janë regjistruar shifra rekord ditore.
Kujtojmë që ditën e djeshmë Franca riktheu izolimin në nëntë qytete.