Policia hoqi perimetrin e sigurisë në katedralen e Notre Dame dhe turistët u dyndën për të parë atë që ka mbetur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar.
Një javë pas flakëve që shkrumbuan një pjesë të madhe të katedrales ikonë të Parisit, dyqanet e suvenirëve dhe kafenetë në afërsi të monumentit, ishin në gjendje të akomodonin përsëri vizitorë.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që shohim se katedralja ende po qëndron. Jeta vazhdon dhe ajo të rindërtohet”, shprehet një turist.
“Më shtyu kurioziteti dhe dëshiroja të shikoja çfarë ndodhi. Jam e surprizuar pasi është pastruar mirë dhe mendoj se për këtë është dashur shumë punë”, tha një tjetër turist.
“Është shumë e bukur dhe nuk besoj nëse ndokush do të ishte në gjendje të ndërtonte një të tillë, pasi do të ishte shumë e shtrenjtë. Është e mrekullueshme të shikosh diçka të tillë”, tha një turist nga Kroacia.
Sheshi pranë katedrales mbetet ende i mbyllur për publikun. Zjarri shkatërrues në Notre Dame shkaktoi një garë solidariteti dhe nga donacionet e biznesmenëve dhe shteteve të ndryshme janë grumbulluar 1.1 miliardë euro.