Ditën e djeshme u transmetua takimi I dytë mes Andit dhe Teas në “Përputhen”, i cili më tej është shoqëruar me kritika dhe akuza.
Sipas konkurentëve të tjerë, çdo gjë e realizuar në takim ishte shumë false për të qenë e vërtetë, pasi dy persona nuk mund të kenë kaq shumë intimitet bashkë në një kohë kaq të shkurtër. Ata madje kanë shtuar se me këto veprime duken sikur po përdorin njeri-tjetrin dhe janë bërë bashkë se fansat duan ashtu. Përpos konkurentëve, ka qenë dhe opinionisti Arjan Konomi i cili i ka thënë Andit se është një aktor shumë i mirë.
Pjesë nga biseda:
Ana Lleshi: Andi ka gjetur vajzën e mirë në publik dhe dëshiron të dalë mirë. Po Tea është shumë vajzë e mirë dhe uroj mos t’i bësh ndonjë lojë, ose anasjelltas. Ajo gjëja që ne shohim aty është shumë e bukur për të qenë e vërtetë në kaq pak kohë.
Andi Shehu: Po pra, dhe mendoje që është e vërtetë. Shumë faleminderit për opinionin pozitiv.
Tea Trifoni: Ku e shikoni përdorjen. Unë ja kam kaluar shumë bukur në takim me Andin. Dua të theksoj diçka, ku e shikoni përdorjen ju. Unë e kam zgjedhur Andin, sepse unë dua që ta çoj atë deri në fund. E treta e vërteta, të shohim çdo ndodhi te takimi i tretë.
Andi Shehu: Tea, e di si është muhabeti? Kur është diçka e bukur, duket e pabesueshme. Këta duan të gjejnë ndonjë gjë kështu…