Një përplasje ka ndodhur med dy këngetarëve të mirenjohur, Labinot Rexha dhe Shkëlzen Jetishit- Xenit. Në një intervistë të bërë së fundmi Rexha ka pretenduar se arsyeja e vetëvrasjes së Behar Morines lidhet me krizën financiare që shkaktoi pandemia.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar Shkëlzen Jetishi për Gazetën Express i cili tha se arsyen e vdekjes së Morinës nuk e dinë as familja e as policia, ndërsa e quajti Rexhën “tallavagji”.
Nuk mungoi edhe këtë herë reagimi i Labinot Rexhës, i cili e akuzon Xenin për vjedhje këngëve te tij, ndërsa thotë se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.