Deputeti Adriatik Alimadhi është befasuar në lidhje me votimin e kolegëve për përjashtimin e tij nga Kuvendi.
Në një postim të shkruar prej tij në rrjetet sociale, deputeti është shprehur se thjesht ka zbatuar rregulloren dhe nuk ka bërë asnjë gabim tjetër.
“Sa kam permendur fjalin partia e punes, ish partia kriminale komuniste, sot partia socialiste, kryetari i kuvendit nderpret fjalen.
Mire Enver Roshi e ngriti doren, por Arlind Çaçani qe nuk e votoi, si ka mundesi tre vota?”, shkruan Alimadhi.
POSTIMI I PLOTE
Edhe deputetet e opozites kane votuar pro perjashtimit tim per 10 dite nga kuvendi?
Si ka mundesi qe ndodh kjo?
Edhe pse nuk me lane te flisja, nuk me degjonin, keta kane votuar pro.
Çbehet keshtu, te mendosh se jemi ne Parlamentin e Shqiperise, kur deputetit i privohet e drejta e fjales?
Ai nuk mbane pergjegjesi per fjalet e tija me kushtetut, edhe me ligjin per trajtimin e deputetit, deputeti shprehet lirisht.
Kush e ka ndjekur deri ne fund debatin, ju siguroj se kam zbatuar dhe kam qene ne perputhje te plote me rregulloren, kam nisur fjalin time vetem per Projekt Rezoluten, asgje tjeter nuk eshte gabim.
Sa kam permendur fjalin partia e punes, ish partia kriminale komuniste, sot partia socialiste, kryetari i kuvendit nderpret fjalen.
Mire Enver Roshi e ngriti doren, por Arlind Çaçani qe nuk e votoi, si ka mundesi tre vota?
Te mendosh qe kjo parti me kete mendesi dhe veprimtari komuniste ti drejtohet Komisionit Europian me Projekt Rezolut, eshte fatkeqesi kombetare qe Shqiperia drejtohet akoma nga kjo mendesi, kete fjali do te thoja, por me privuan te drejten e fjales…”