• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ç’po ndodh me popullsinë në Shqipëri? Dalin shifrat e frikshme, si po tkurret më shpejt se projeksionet e INSTAT

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ç’po ndodh me popullsinë në Shqipëri? Dalin shifrat e frikshme, si po tkurret më shpejt se projeksionet e INSTAT
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Popullsia e vendit po tkurret me ritme me të shpejta se sa parashikimet pesimiste të INSTAT në projeksionet për popullsinë.

Një vit më parë INSTAT publikoi projeksione të reja për ecurinë e popullsisë së vendit deri në vitin 2032 dhe parashikoi se në vitin 2020 do të ishte sipas skenarit pesimist 2,862,427 banorë, por sipas të dhënave vjetore nga regjistrat e gjendjes civile popullsia e vendit në janar të vitit 2020 ishte 2,852,191 banorë ose 8,200 persona më pak se projeksioni me pesimist i INSTAT.

Në realitet situata me numrin e popullsisë është edhe me problematike për shkak se, një numër i madh personash kanë emigruar, teksa rezultojnë si rezidentë. Rezultatet e vërteta të popullsisë banuese në vend do të dalin nga censusi i popullsisë dhe banesave, i cili ishte programuar për tu realizuar këtë vit, por është shtyrë për vitin tjetër për shkak të pandemisë.

Në vitin 2011 në censin e fundit rezultoi se popullsia banuese në vend ishte 11% më e ulët se ajo e raportuar.

Statistika jo reale e popullsisë është bërë shkak, ndër të tjera edhe për shtrembërime në statistika të tjera ekonomike dhe demografike. Prevalencat në lidhje me popullsinë për disa tregues nuk janë të saktë përderisa se statistika themelore (popullsia) nuk është reale.

Vitet e fundit popullsia e vendit është nën kërcënimit të faktorëve madhorë që ndikojnë rënien të tilla si emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve me ritme të shpejta.

Sipas projeksionit pesimist të INSTAT, Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, llogaritet të jetë rreth 2,5 milionë banorë, ndërsa sipas skenarit normal 2,7 milionë banorë.

Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërisë, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.

Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. Revista Monitor

pop-768x386.jpg

Pas

E papritur/ Deputeti i Partisë Socialiste infektohet me COVID19, ja gjendja e tij shëndetësore

Para

Zgjedhjet e 2021/ Rama bën lëvizjen e fortë që në mëngjes, ka zhvillime në selinë e PS

Para
Zgjedhjet e 2021/ Rama bën lëvizjen e fortë që në mëngjes, ka zhvillime në selinë e PS

Zgjedhjet e 2021/ Rama bën lëvizjen e fortë që në mëngjes, ka zhvillime në selinë e PS

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar