Pas hyrjes zyrtarisht në stinën e vjeshtës, pati një ndryshim të motit, ku temperaturat u ulën dhe koha nisi të freskohej.
Kështu, mësohet se e njëjta situatë do të jetë dhe në vijim, dhe reshjet do të vinë në formën e rrebesheve.
Si pasojë e reshjeve dhe përkeqësimit të motit, do të rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si: Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.
Meteorologët theksojnë se reshjet e dendura të shiut do të vijojnë deri ditën e hënë.