Një debat i fortë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes gazetarit Andi Bushati dhe ministres Elisa Spiropali.
Përplasja ndodhi në programin “Open” teksa po diskutohej për hapjen e listave.
E gjitha nisi kur Spiropali foli për statusin e Bushatit, dhe i tha që mbështet partinë në Kosovë e cila është kundër Amerikës.
Nga ana tjetër gazetari i ka kërkuar ministres që mos ti bëjë lajka kryeministrit Edi Rama.
Spiropali nuk ka qendruar indiferente duke thënë se ai nuk e intimidonte dot, madje e cilësoi dhe si “burrec”.
E vetmja që ndërhyri për të shuar debatin ishte moderatorja e programit, Eni Vasili.
PJESE NGA DEBATI
Elisa Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër Amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.
Andi Bushati: çfarë po thua se spo të marr vesh.
Elisa Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.
Andi Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.
Elisa Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.
Andi Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.
Elisa Spiropali: edhe ne themi të vërtetat tona.
Andi Bushati: Nuk kalohet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.
Elisa Spiropali: Unë nuk intimidohem. Janë karakteristika të një burreci këto. Unë e njoh veten time dhe forcën time.
Eni Vasili: Mos ta kthejmë në personale.
Andi Bushati: Po e nisi me reformën zgjedhore dhe shihe si i merret goja.