Një kurorë plastike e blerë për gjashtë dollarë dhe e përdorur gjatë një seti footgrafik nga reperi njujorkez Notorious B.I.G. u shit në shtëpinë e ankandit “Sotheby’s” për 594 750 dollarë.
E veçanta e saj ishte se reperi, Biggie Smalls (emri i plotë Christopher George Latore Ëallace), kishte realizuar një foto me të vetëm tri ditë para se të qëllohej për vdekje në vitin 1997.
Që prej asaj kohe, autori i asaj fotografie, Barron Claiborne, e ka mbajtur kurorën dhe të martën ajo u nxor në ankand nga Sotheby. Edhe pse vlera fillestare ishte 2-3 mijë dollarë, në fund ajo u shit për 594 750 dollarë.
Notorious BIG konsiderohet si një ndër reperët më të mirë të të gjitha kohërave Një pjesë e fitimeve nga këto ankande do të dhurohen për shoqata, përfshirë “Building Beats”, që promovon emancipimin përmes muzikës.