• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Situata alarmante! Vala e dytë e koronavirusit, rikthehet karantina në këto vende

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Situata alarmante! Vala e dytë e koronavirusit, rikthehet karantina në këto vende
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet evropiane njoftuan masa të reja kufizuese për shkak të koronavirusit, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rastet e infektimit kanë filluar të përhapen sërish në mbarë kontinentin evropian me “ritme alarmuese”.

Në Spanjë, ku ka mbi 620 mijë raste, më shumë se në çdo vend tjetër evropian, qeveria rajonale e Madridit urdhëroi vendosjen e masave të ndalim-qarkullimit që nga e hëna në disa prej zonave më të varfëra, pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve të atjeshme. Megjithëse do të vendosen masa kufizuese në këto zona, njerëzve do t’u lejohet të shkojnë në punë.

Autoritetet në Nisë të Francës kanë ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave në hapësirat publike, si dhe kanë shkurtuar oraret e funksionimit të bareve, pasi vendosën kufizime të reja këtë javë për Bordonë dhe Marsejën.

Britania tha se po shqyrton mundësinë e masave të reja izoluese në mbarë vendin pasi pati pothuajse një dyfishim të rasteve më të fundit, 6 mijë në ditë, të konstatuara gjatë javës së fundit. Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha se një bllokim tjetër duhet të jetë mjeti i fundit, por se qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbajtur virusin.

Masa të reja izoluese në Izrael



Izraeli fillon një bllokim të dytë të premten për shkak të një kërcimi të shpejtë nga rritja e numrit të rasteve të koronavirusit.

Kufizimet tre-javore vijnë pikërisht ndërsa vendi është bërë gati të fillojë festat hebraike.

Izraelitët lejohen të udhëtojnë jo më shumë se 500 metra nga shtëpitë e tyre. Përjashtim bëjnë ata që blejnë ilaçe, që kërkojnë shërbime mjekësore, “që po ndihmojnë dikë në nevojë”, duke transferuar një të mitur mes prindërve dhe duke marrë “trajtim thelbësor për kafshët”.

Dhe në Iran, një zyrtar i lartë iranian tha se vendi duhet të jetë në gjendje “të kuqe” gatishmërie pasi raportoi 3,049 raste të reja të premten, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i qershorit.

“Klasifikimi i ngjyrave nuk ka më kuptim”, tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi në një intervistë me agjensinë e lajmeve Reuters. “Ne nuk kemi më portokalli dhe të verdhë. I gjithë vendi është i kuq”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare të Indisë tha të premten se 96’424 infeksione të reja dhe më shumë se 1’000 vd ekje të lidhura me COVID-in u raportuan në 24 orët e fundit.

Në Amerikën e Veriut, Kanadaja ka vendosur të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për udhëtime jo-thelbësore deri më 21 tetor, pasi ka parë një rritje të infeksioneve në javët e fundit. Ministri kanadez i Sigurisë Publike Bill Blair tha të premten se vendime të tilla do të vazhdojnë të bazohen në këshillat e institucioneve të shëndetit publik për të mbrojtur qytetarët. Mbyllja u njoftua për herë të parë në 18 mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj. VOA

Pas

Del FOTO: Ky është ‘Genti Faqja’, ‘i tmerrshmi’ i Elbasanit që qëlloi me pistoletë tre persona brenda në lokal

Para

Ç’po ndodh në spital? Mes ngashërimash dhe ankthit, nga se po frikësohen familjarët e 24-vjeçarit

Para
Ç’po ndodh në spital? Mes ngashërimash dhe ankthit, nga se po frikësohen familjarët e 24-vjeçarit

Ç’po ndodh në spital? Mes ngashërimash dhe ankthit, nga se po frikësohen familjarët e 24-vjeçarit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

nga Fast News
15:00 | 19/12/2025
0

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

nga Fast News
14:30 | 19/12/2025
0

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

nga Fast News
13:55 | 19/12/2025
0

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
13:52 | 19/12/2025
0

Recent News

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

15:00 | 19/12/2025
Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

14:30 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar