Ndëkohë të martën që lamë pas ai postoi një foto nga shtrati i tij në spital në Berlin. Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit të Navalny të enjten, u shfaq ekipi i tij duke punuar rreth dhomës së hotelit në Tomsk para se ai të largohej nga qyteti dhe të kthehej në një fluturim përsëri në Moskë.
Navalny tha se ata u kthyen në dhomë një orë pasi mësuan se ai ishte sëmurë dhe kishte mbushur shishet dhe sendet e tjera për inspektim të mëtejshëm.
“Dy javë më vonë, një laborator gjerman gjeti një gjurmë të Novichok në një shishe nga dhoma e hotelit Tomsk. Më pas, tre laboratorë të tjerë që morën mostrat e Alekseit vërtetuan se ai ishte helmuar. Tani e kuptojmë: Helmimi është bërë para se ai të largohej nga dhoma e tij për të shkuar në aeroport.”- u shprehën ata.
Një laborator ushtarak gjerman ka përcaktuar që Navalny ishte helmuar me Novichok, i njëjti helm i epokës sovjetike që Britania tha se ishte përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury, në 2018.
Ditën e hënë qeveria gjermane tha se testet e pavarura nga laboratorët në Francë dhe Suedi mbështetën gjetjet e saj. Organizata me bazë në Hagë për Ndalimin e Armëve Kimike po ndërmerr gjithashtu hapa për të provuar mostrat nga Navalny në laboratorët e saj të caktuar, kanë thënë autoritetet gjermane.
Megjithatë Kremlini ka kundërshtuar thirrjet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me helmimin, duke mohuar përfshirjen e qeverisë.
Navalny, politikani rus i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazws” në trupin e tij. 44-vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë.
Burimi: ABC