• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Universitetet, tendera për roje. Rektorët asnjë investim për laboratorë dhe libra

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e studenteve nuk e ka prishur aspak axhenden e rektoreve dhe dekaneve ne te gjitha universitetet publike te vendit. pas protestes disa milione euro te mbledhura nga pagesat e studenteve universitetet rektoret i kane shpenzuar vetem per roje, pajisje zyrash dhe asnje lek per laboratore, kerkim shkencor bilblioteka dhe libra.

Edhe pas protestave, të ardhurat që vijnë nga Studentët, vijojnë të shpenzohen për luks, e jo për libra e laboratore.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave shkojnë për sigurimin e godinave, për karburant, për makinat e rektorëve, dekanëve dhe drejtuesve të Universiteteve. Shkojnë për pajisje dhe për orendi zyre. Universiteti i Tiranës sapo ka nënshkruar një kontratë për rinovimin e godinës. Ka nënshkruar serish një kontratë për sigurimin e godinave. Kemi edhe tender për kamerat e sigurisë. Nuk shohim transaksione që lidhen me cilësinë e arsimit, por shohim transaksione që lidhen me makinat e drejtuesve. Universiteti i Korçës ka shpenzuar në 6 muaj 24 mijë euro për karburant”, shprehet përfaqësuesi i Monitorimi i Qëndresës Qytetare.





Shuma të frikshme parash ka shpenzuar stafi i Universiteti Politeknik, ku për 6 muaj ka harxhuar për telefon 17,600 euro dhe 34,000 euro për dieta dhe udhëtime. Ndërkohë që për përmirësimin e cilësisë se arsimit nuk është harxhuar asnjë lekë.

“Nga 7 Universitete, 5 prej tyre kanë shpenzuar 0 lekë për kërkimin shkencor dhe për studime”, shtoi përfaqësuesi i Monitorimi i Qëndresës Qytetare.

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë ka regjistruar procedim penal për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i pezulluar tashmë.

Nga ana tjetër, grupi i punës së Ministrisë së Arsimit prej 5 personash ka hartuar një projekt raport në lidhje me veprimtarinë e Universitetit të Tiranes, ku bën përgjegjës Mynyr Konin për më shumë se 16 shkelje.

Në raport evidentohet tejkalimi i kompetencave të rektorit, i cili ka firmosur si autor kontraktues për çështjet financiare gjë që i takon administratorit.

Vihen re përplasje mes autoriteteve drejtuese, ku sipas kryetarit të bordit administrativ buxheti i sjell nga rektori nuk është i njëjtë me atë qe ka miratuar Senati.

Shkelje tjetër e rëndë ligjore nga Rektori që ka sjellë pasoja në financat e Universitetit është shënuar shtyrja e afatit të daljes në pension të punonjësve.

“Pandëshkueshmëria ndër vite ka sjellë në këtë situatë”, thotë përfaqësuesi i Monitorimi i Qëndresës Qytetare.

Marrë nga Top Channel

Pas

Fatos Tarifa “i sulet” Agron Tufës: Fshatar i zbritur në Tiranë

Para

ZYRTARE/ Holanda kërkon rikthimin e vizave

Para
ZYRTARE/ Holanda kërkon rikthimin e vizave

ZYRTARE/ Holanda kërkon rikthimin e vizave

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar