“Nuk ekziston një shans i dytë për të lënë një përshtypje të parë”, e përkufizon një thënie e njohur.
Ne fillojmë të formojmë opinionet tona për njerëzit e tjerë në fillim të komunikimit dhe shumë rrallë e ndryshojmë këtë mendim. Ndonjëherë përpiqemi të bëjmë një përshtypje të mirë aq shumë saqë bëjmë gabime që dëmtojnë imazhin tonë.
Ne zbuluam se çfarë nuk duhet të bëni kur takoni njerëz të rinj për të rritur shanset për komunikim të mëtejshëm.
Rrjetet sociale
- Një numër i madh fotografish që nuk janë shumë të ndryshme ose interesante do të thotë që personi është egoist dhe narcisist.
- Një foto e afërt e fytyrës (e marrë nga më afër se 38 cm) ju bën të dukeni të pasigurt dhe të paaftë.
- Një numër i madh miqsh në internet jep një përshtypje sikur një person është fiksuar në popullaritetin e tij ose të saj dhe po përpiqet të duket si një person komunikues dhe i gëzuar. Sipas hulumtimit, njerëzit më tërheqës janë ata që kanë midis 100 dhe 600 miq.
-
- Përpjekja për të fshehur emocionet e vërteta mund të sinjalizojë se nuk keni interes për njerëzit e tjerë. Ndoshta nuk mund t’i ndjeni problemet e tyre apo t’i mbështetni.
- Nëse i shprehni shumë emocionet tuaja, njerëzit e tjerë mund të mendojnë se jeni impulsiv dhe i nxituar.
Të folurit
-
- Mënyra më e mirë për të njohur dikë mirë është të bashkëndani informacion personal, siç janë kujtimet e fëmijërisë dhe pëlqimet. Megjithatë, nëse zbuloni informata konfidenciale për dikë që njihni, do të dukeni si një person i pasigurt dhe një thashethemaxhi.
- Duke folur shumë për veten me përemërin “Unë” i largoni njerëzit. Duket se jeni më të interesuar për veten sesa për ato. Kjo gjithashtu sinjalizon që ju mendoni se jeni më të zgjuar se ata.
- Kur jeni tepër i përunjur, ju i zmbrapsni njerëzit dhe bëheni më pak tërheqës dhe më pak të hapur.
Sjellja
-
- Të jesh shumë i sjellshëm i frikëson njerëzit e tjerë sepse mund të dyshojnë nëse ka një motiv të fshehur tek një sjellje e tillë.
- Zemërimi dhe ftohtësia nuk do t’ju ndihmojnë të fitoni besimin e njerëzve të tjerë. Silluni sikur personi ju pëlqen dhe më pas “pëlqimi i hamendësuar” do të bëhet real.
- Duke përmendur që keni takuar apo njohur njerëz të famshëm mund të sinjalizojë se po përpiqeni të manipuloni njerëzit e tjerë dhe që ju mendoni se jeni më të mirë se ata.
Buzëqeshni
- Një buzëqeshje e sinqertë në vend të një të rreme rrit shanset që personi do t’ju njohë më shpejt dhe më mirë herën tjetër që t’i shihni.
- Nëse është më e rehatshme që ju të mbani një qëndrim të mbyllur, mjafton vetëm të buzëqeshni sinqerisht për të fituar besimin e personit. Sipas hulumtimit, njerëzit që buzëqeshin pëlqehen më shumë pavarësisht qëndrimit të tyre.