• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mira Kazhani reagon pas aksidentit, ja përgjigjia për Berishën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Mira Kazhani reagon pas aksidentit, ja përgjigjia për Berishën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mira Kazhani

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua.





Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë. Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht.

Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident.

Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.

Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri.

Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata që të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe.

***
Marrë Tiranapost.al.
Titulli origjinal: 
Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin

Pas

Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia përfshihet nga flakët

Para

Vazhdon “tortura” e luanëve në Shqipëri

Para
Vazhdon “tortura” e luanëve në Shqipëri

Vazhdon "tortura" e luanëve në Shqipëri

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar