Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka emëruar Bernard Dostin përkohësisht në këtë detyrë.
Dosti, aktualisht zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë, sipas A2 CNN.
Kujtomë se, Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, për shkak “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, ndërsa ka kërkuar edhe shkarkimin e tij nga Presidenti Ilir Meta./ A2 CNN