Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, pediatri kosovar Ismail Lutolli ka deklaruar se është mirë që institucionet arsimore të hapen duke respektuar rregullat dhe rekomandimet.
Gjithashtu ai ka bërë një paralajmërim për të gjithë prindërit, duke iu sugjeruar që fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike mos të kthehen në çerdhe apo shkolla.
Sipas tij ajo është kategoria që rrezikohet më shunë nga virusi COVID19.
“Ndoshta do të ishte mirë që fëmijët që kanë sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në çerdhe dhe shkolla, apo të kthehet në shkollë por nën kujdes shumë rigoroz. Kur i she gjithë ata njerëz kafeneve në Prishtinë, është jo e drejtë ti ndalosh shkollat dhe çerdhet. Fëmijët mund të infektohen, e të jenë bartës, por e kalojnë më së lehti”, thotë ai në një intervistë për RTK.
Ndër të tjera Lutolli është shprehur se nuk është ide e mirë nisja e mësimit online në Kosovë.
“Shkollat duhet të hapen, duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk mund të bllokohet as procesi mësimor e as shteti. Mësimi online është mënyra më e lehtë, por e vështirë për prindërit dhe nxënësit”, thotë ai. Kujtojmë se nisja e vitit të ri shkollor në Kosovë, por dhe në Shqipëri është përcaktuar të nisë në datën 14 Shtator.