Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Cilësia e ujërave/ Renditen shtetet bregdetare nga Eurostat, ja ku ndodhet Shqipëria

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Cilësia e ujërave/ Renditen shtetet bregdetare nga Eurostat, ja ku ndodhet Shqipëria
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drejt plazheve, për të marrë rreze dielli dhe për të shuar vapën në ujërat e detit. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, pjesa më e madhe i janë drejtuar zonave lokale, ndërsa shtetet që nuk kanë det po shkojnë drejt fqinjëve.

Por, a e dini se cilat shtete kanë ujërat më të pastra në Europë?

Sllovenia është shteti që ka plazhet me cilësinë më të mirë të ujit në Europë, sipas një publikimi të fundit që ka bërë Eurostat, ku krahason shtetet e Europës, që lagen nga detet. Ky publikim bëhet në kuadër të plotësimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, një prej të cilëve është “jeta nën ujë”. Të dhënat i referohen vitit 2018.

Sipas Eurostat, të gjitha plazhet e Sllovenisë janë më një cilësi të jashtëzakonshme të ujit.

Në vend të dytë për plazhet më të pastra është Qipro, me 99.1% të sipërfaqes bregdetare që mund të notohet, që ka ujë me cilësi të jashtëzakonshme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Më pas renditet Malta (98.9%), Belgjika (97.6), Greqia (97.1).

Mesatarja e Bashkimit Europian me 27 anëtare (Britania e Madhe nuk përfshihet më), është 88.1% e sipërfaqes bregdetare të ujit, ku mund të notohet, që është e një cilësie të jashtëzakonshme.

Shqipëria renditet ndër 10 vendet ( e shtata nga fundi) për cilësinë më të dobët të ujërave bregdetare, ku 65.7% e ujërave është e një cilësie të jashtëzakonshme. Ndonëse në raport me shtetet e tjera të Europës mbetemi shumë pas, në krahasim me vetveten janë bërë përmirësime të ndjeshme. Në vitin 2015, vetëm 32% e ujërave në bregdet kishin cilësi të shkëlqyer. Tre vjet më vonë, kjo peshë është dyfishuar.

Në 2015-n, Shqipëria renditej e dyta në Europë, për cilësinë e keqe të ujit të detit, pas Rumanisë.

Detet më të papastër në Europë i kanë Polonia (vetëm 30.8% e sipërfaqes ujore bregdetare ka cilësi të shkëlqyer), e ndjekur nga Bullgaria (53.4%), Estonia (55.6), Rumania (57.1).

“Jeta nën ujë”, një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm synon ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të oqeaneve e deteve.

Cilësia e ujit të plazheve vlerësohet sipas standardeve për parametrat mikrobiologjikë. Treguesi llogaritet bazuar në rezultatin e 16 kampioneve të marrjes së mostrave në katër vjet për të qenë të sigurt se shumica e ngjarjeve të motit janë të mbuluara. Direktiva e Ujit të Plazheve kërkon që Shtetet Anëtare të identifikojnë dhe vlerësojnë cilësinë e të gjitha ujërave në tokë dhe detare dhe t’i klasifikojnë këto ujëra si “të varfra”, “të mjaftueshëm”, “të mirë” ose “të shkëlqyeshëm” në varësi të niveleve të baktereve fekale të zbuluara. Të dhënat e paraqitura në këtë pjesë merren nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA). /Monitor/

Pas

Parashikimi i motit/ Bien temperaturat, ja ku do të ketë reshje shiu

Para

Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Deri tani bilanc lufte: 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur

Para
Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Deri tani bilanc lufte: 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur

Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Deri tani bilanc lufte: 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

nga Fast News
17:28 | 19/06/2026
0

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

nga Fast News
12:43 | 19/06/2026
0

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

nga Fast News
11:23 | 19/06/2026
0

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

nga Fast News
11:19 | 19/06/2026
0

Recent News

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Qaf-Thana synohet të bëhet vetëm me një kontroll

17:28 | 19/06/2026
Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

12:43 | 19/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora