Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kozare të Kuçovës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, në Tiranë.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit të aksidentit, i cili është shtetasi L.Dudushi, 23 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.